Aktualitet

Kërcënohet djali i Faik Myrtaj: Më çuat kurorë, por provat s’mi ndalni dot



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 30/04/16 |
b.f

Vetëm dy ditë pasi tha se në mediat ndërkombëtare do të publikohen prova të reja për  21 janarin e vitit 2011, ku humbën jetën 4 persona, midis të cilëve edhe babai i tij Faik Myrtaj, Renato Myrtaj pretendon se është kërcënuar nga njerëz të panjohur të cilët sipas tij i kanë kërkuar të mbyllë gojën.

Renato Myrtaj, deklaroi para pak ditësh se ka prova që do të tronditin drejtësinë shqiptare për 21 Janarin dhe se do t’i publikonte së shpejti.

Mirëpo, ditën e sotme ai pretendon se ka marrë një letër kërcënuese, shoqëruar me një kurorë me lule.

Sipas tij, letra thotë se “provat që ai ka për 21 Janarin do të jenë funeral i familjes së tij”.

Renato Myrtaj deklaron se provat që ai ka do t’i publikojë pas disa ditësh.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas