Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi absurd i Ramës, flet në emër të SHBA dhe BE

2019/05/18 at 2:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kërcënimi absurd i Ramës, flet në emër të SHBA dhe BE

Me frikën e madhe se në 30 qershor mund të ketë përplasje, nëse opozita siç ka thënë nuk merr pjesë në zgjedhje, kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka bërë një paralajmërim absurd.


Ai tha se kushdo që cenon procesin jo vetëm do dënohet sipas ligjeve në fuqi, por morri përsipër mbi shpatulla të flasë dhe në emër të SHBA dhe Bashkimit Europian, duke kërcënuar se ata që dëmtojnë zgjedhjet do të futen në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore të cilëve do tu hiqet përgjithmonë e drejta e hyrjes në SHBA dhe Bashkimin Europian.

“Kush i afrohet një qendër votimi me mendje të keqe djeg veten, jo zgjedhjet! Të infromohen këta të fundit se çfarë parashikon kodi penal, për individin që prek një hallkë të vetme të zinxhirit të procesit zgjedhor. Kodi penal është shumë i ashpër në këtë aspekt. Jo që nuk ia vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në duart e drejtësisë por që mund të të fusë dhe në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore të cilëve do tu hiqet përgjithmonë e drejta e hyrjes në SHBA dhe Bashkimin Europian”, deklaroi Rama.

Kjo deklaratë duket me shumë se “lufta e nervave” mes palëve ka arritur në një tjetër pikë.

Në rreth një orë konferencë, ku kishte thirrur kandidatët për kryetarë bashkie dhe ministrat, Rama ritheksoi se nuk largohet, ishte gati për dialog, zgjedhjet nuk shtyhen. Akuza të forta hodhi por opozitën, për të cilën tha se kërkon të marrë pushtetin në tavolinë. Po ashtu deklarata të forta bëri dhe ndaj ish-kryeminsitrit Sali Berisha, që sipas tij për 30 vite ka marrë peng vendin.

TÊ GJITHA MESAZHET E RAMÊS

Rama: Dialog pa kushte me Bashën, asnjë shans të mos zhvillohen zgjedhjet

Jam i gatshëm të ulem më Lulzim Bashën në çdo moment dhe t’i ofrojë gjithçka që ka në dorë mazhoranca. Kushte nuk ka, Kushtetuta do respektohet. Ne dhe të drejtën për zgjedhjet në 30 qershor, Lulzimi të drejtën për të mos marrë pjesën në zgjedhje. Nuk ia uroj as armikut këtë, jo më Lulzimit që nuk e kam armik. Zgjedhjet nuk mundësi të shtyhen dhe asnjë shans të mos zhvillohen. Kush i afrohet një qendre votimi me mendje të keqe, djeg veten jo zgjedhjet.

Rama për përgjimet: Nuk është gjuha ime, më fyen

Apo përgjime të sajuara komplet ku ka dalë edhe një rresht i thënë nga goja ime, i cili nuk më shqetëson, por më fyen, sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, jo vetëm pa arsimit përkatës, por edhe totalisht jashtë profilit. Përgjime imagjinare që fshihen pas disa numrash të cilat përsëriten pa pushim, si të ishin kodi i Da Vinçit, ku ndrydhen të vërteta të skëterrshme mbi vjedhjen e zgjedhjeve nga unë me paratë e mafies

Rama: Shqipëria 30 vite peng i një personi, janë boll

“30 vjet janë boll që ky vend mbahet peng nga individ që plakjet si mos më keq, por që s’ka me keq, ka shaluar gjuhën shqipe dhe masakruar çdo normë sjelljeje në mexehlis nga kanuni i Lekë Dukagjinit te ato më ta latuarat. Boll 30 vjet që ky vend thith gazin e prodhuar nga i njëjtit individ që urrejtjen e partisë së punës e eksportoi në PD dhe e mbolli të çdo parcelë të politikës. Çudit planetin me djegie mandatesh parlamentare, boll që i njëjti lider në krye të së njërës parti, që si president dogji vendit, si shef opozite dogji kryeministrinë duke e sulmuar me anti-tank për të vrarë shefin e qeverisë dhe marrë pushtetin me dhunë, si kryeministër vrau protestues, vazhdoi sot kërcënoi sot me zjarr këtë popull nga tmerri se mund ti vijë më shpejt fletëthirrja e drejtësisë. Në 30 qershor në vend se populli të zgjedh për bashkitë, shqiptarët të asistojnë në një tjetër triumf të tezës antishqiptare, se nuk jemi në gjendje të respektojmë asnjë rregull të vendosim vetë. Më 30 qershor të mos ndajmë jetën në këtë vend duke e bërë bashkë, çdo shqiptar që nuk do më zjarr, në këtë vend që quhet atdheu ynë çdo zgjedhës që shkon apo jo në votim nuk do më sherr për vendin dhe bashkinë. Janë boll 30 vjet që të endemi edhe 30 të tjera në vorbullat që i ngre mbrapshtia e politikës po i paguan shqiptar i zakonshëm. 30 qershori duhet ti verë kufirin, çdokujt, që popullin nuk e zëvendëson, imponon as merr peng ,e kapsolla, bomba, bllokime rrugësh për të ndaluar zgjedhjet mes bojkotit të tyre dhe dhunës mbi to. Duhet ti dalim zot vendit që duam, si ta duan ta bëjmë leckë në sytë e botës së madhe, duke e përdhunuar me urinë e urrejtjes së tyre që u është kthyer në katran. Kapitulluan në Kuvend ku zbathën çizme e thyen vezë, e nga ku ikën me muzikë ku sapo kishin fituar zgjedhjet, u bashkuan me popullin imagjinar”.

Rama: Nuk iki, në mes të luftës

“Nuk e mundim dot me zgjedhje, ndaj Rama ik. o burra të shpëtojmë vatanin, se kemi me vete edhe filxhanin. Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. Çor është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë. Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale, se buuum ballafaqohem me një problem real. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cënuar e drejta”.

Edi Rama: Objektivi i zgjedhjeve, kontakte për të fituar zemrat e njerëzve

“Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. 30 qershori nuk është një datë si gjithë të tjerat por datë e përcaktuar sipas kushtetutës për të dëgjuar popullin Sovran për vlerësimin e fertave elektorale në 61 bashkitë e vendit. Oferta jonë është e plotë, 61 kandidatë dhe kandidate e 61 lista për këshilltarë që do të çelin më 31 maj rrugëtimin drejt 31 qershorit. Në vend të një humbje me nder ku me siguri mund t’i fitonin disa bashki, kundërshtarët zgjodhën qederin. Për shkak të ikjes së tyre nga rruga kushtetuese e zgjedhjeve dhe frikës së tyre për ballafaqimin me ne, në një pjesë të bashkive do ketë vetëm një kandidatë por do ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë duke nisur nga kontaktet me njerëzit. Do shpenzojmë të gjitha energjitë tona kur do kemi kandidatë përballë. Edhe në ato bashki objektivi jonë është jo thjesht të fitojmë ato bashki port ë realizojmë numrin më të madh të kontakteve. Kjo një betejë për të fituar mendjet e zemrat e shqiptarëve në luftë me fantazmën kërcënuese të së shkuarës. Opozita është kthyer në shëmbëlltyrën e asaj fantazme duke sjellë tek shqiptarët hijen e frikës”.

Etiketa: edi ramazbjedhje


Ju sugjerojmë

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
-U tha në Opinion

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

13 Tetor, 2025 10:55 pm
Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
-U tha në Opinion

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

13 Tetor, 2025 10:46 pm
Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi
-U tha në Opinion

Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi

13 Tetor, 2025 10:35 pm
Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata
Rajoni

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

13 Tetor, 2025 10:08 pm
Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
Kryesore

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

13 Tetor, 2025 9:41 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

13 Tetor, 2025 9:15 pm
VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
Bota

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

13 Tetor, 2025 8:24 pm
Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
Sport

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

13 Tetor, 2025 8:11 pm
Para
FAKTET/ Pse kërcënimi i Ramës për “listën e zezë” nuk qëndron!

FAKTET/ Pse kërcënimi i Ramës për “listën e zezë” nuk qëndron!

Foto/Kjo çantë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj

Foto/Kjo çantë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj

Zyrtarit serb i refuzohet vizita në Kosovë

Zyrtarit serb i refuzohet vizita në Kosovë
















TE FUNDIT

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
13 Tetor, 2025

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, e cila emocionoi të gjithë kombin, për moderatoren Viola Spiro ka patur edhe një përfitim...

Lexo më shumë

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
13 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka rrëfyer emocionet e përjetuara pas fitores ndaj Serbisë....

Lexo më shumë

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
13 Tetor, 2025

Kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i pranishëm në stadiumin Leskovac më 11 tetor, ka treguar një bashkëbisedim...

Lexo më shumë

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
13 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur në emisionin “Opinion” festën e kombëtares pasi arriti të fitonte në Serbi. Duka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com