Bota

Keqpërdori fondet, gruaja e Netanyahut pranon fajësinë


               Publikuar në : 19:48 - 16/06/19 |
Opi Nion

Sara Netanyahu, bashkëshortja e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar se ka keqpërdorur fondet e shtetit dhe është e detyruar të paguaj 15,000 dollarë.

Ajo akuzohet se ka keqpërdorur më shumë se 100 mijë dollarë për ushqime në restorante të ndryshme.

Netanyahu është akuzuar vitin e kaluar për mashtrim. Avokati i saj kishte thënë se rasti nuk ka të bëjë asgjë me të, por vetëm është tentim i rrëzimit nga pushteti të kryeministrit Netanyahu.

Prokurori, Erez Padan, tha se Prokuroria kishte marrë rastin me kujdes që çoi në një “marrëveshje të balancuar dhe të drejtë mbi pranimin e fajësisë”.

Vitin e kaluar, avokatët e saj kishin deklaruar se Netanyahu nuk ka qenë në dijeni me procedurat e ushqimit jashtë rezidencës dhe se ushqimet janë porositur nga menaxheri i rezidencës.

Ndërkohë dhe vetë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzohet për korrupsion dhe mashtrim në lidhje me tre raste./ Opinion.al E.Xh.

Pas