Bota

Sulmet ndaj anijeve cisternë, Pompeo: Nuk duam luftë me Iranin


               Publikuar në : 20:08 - 16/06/19 |
Opi Nion

Pas sulmit ndaj dy anijeve cisternë këtë javë, ShBA u shpreh se përgjegjës është Irani, duke rritur edhe më tepër tensionet mes dy vendeve.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se Amerika nuk do që të futet në luftë me Iranin.

 Presidenti Trump po përpiqet që shmangi luftën, tha Pompeo duke shtuar se Amerika do të garantojë lundrimin e lirë përmes korridoreve të rëndësishme detare dhe për ta arritur këtë rezultat “do të marrë të gjitha masat e nevojshme, qofshin diplomatike apo të tjera”.

Megjithëse nuk ka asnjë dyshim që Irani ishte përgjegjës për sulmet ndaj dy anijeve çisternë këtë javë, Shtetet e Bashkuara nuk duan të hyjnë në luftë me Iranin,” u shpreh sot shefi i diplomacisë amerikane në një intervistë për rrjetin Fox Neës.

Lidhur me sulmet, Irani i mohoi akuzat e ngritura nga SHBA, dje thirri ambasadorin britanik në Teheran për të protestuar pasi autoritetet britanike fajësuan Teheranin për incidentin./ Opinion.al E.Xh.

Pas