Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, Shërbimet sekrete gjermane, rritet spiunazhi dhe sabotazhi rus 

2024/10/15 at 9:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, Shërbimet sekrete gjermane, rritet spiunazhi dhe sabotazhi rus 

Rritje e akteve të spiunazhit dhe sabotimit, konfrontim i mundshëm i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n që në vitin 2030: Shërbimet sekrete gjermane dhanë alarmin të hënën për rrezikun në rritje që ata besojnë se përfaqëson ndërhyrja e Moskës në Gjermani dhe Evropë. 


Ishte një parashikim i zymtë që tre krerët e shërbimeve të inteligjencës gjermane dhanë të hënën gjatë seancës dëgjimore vjetore para deputetëve. 

“Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, tha kreu i Shërbimit Federal të Zbulimit (BfV), Service Thomas Haldenwang, duke iu referuar kërcënimeve nga jashtë, nga Rusia, Kina, Irani, si edhe kërcënimeve të brendshme nga radikalizmi islamik dhe e djathta eksteeme. 

Zyrtarët e inteligjencës kanë qenë veçanërisht të zëshëm për ndërhyrjen e Moskës në Gjermani në kontekstin e luftës në Ukrainë. Pas Shteteve të Bashkuara, Gjermania është furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën. 

“Na pëlqen ose jo, jemi në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Bruno Kahl kreu i agjencisë gjermane të zbulimit (BND). 

Pako bombë? 

“Spiunazhi dhe sabotazhi rus po shtohen në Gjermani, si në sasi edhe në cilësi”, shtoi Haldenwang. 

Gjermania është tronditur nga disa raste të spiunazhit pas të cilave dyshohet se qëndron Rusia, veçanërisht që nga agresioni rud ndaj Ukrainës në shkurt 2022. 

Në prill, dy burra me nënshtetësi ruse dhe gjermane u akuzuan për planifikim të akteve të sabotimit për interesa të Rusisë, përfshirë në një bazë ushtarake të SHBA-së, për të minuar ndihmën gjermane për Ukrainën. 

Haldenwang akuzoi Moskën se qëndron pas ngjarjes së shënuar në korrik, kur një pako mori flakë në një qendër të DHL-së në qytetin Leipzig, përpara transportit të planifikuar me avion. 

Nëse pakoja “do të kishte shpërthyer në bord gjatë fluturimit”, tha ai, “do të ndodhte përplasje dhe mbetjet do të preknin të gjithë njerëzit këtu në Gjermani që simpatizojnë Putinin dhe regjimin e tij, në mënyrë të hapur apo të fshehtë”. 

Drejtorja e shërbimit të zbulimit ushtarak gjerman (BAMAD), Martina Rosenberg, raportoi një “rritje të konsiderueshme të akteve të spiunazhit dhe sabotimit” që kanë si objektiv ushtrinë gjermane. 

Moska po kërkon të marrë informacion mbi “dërgimin e armëve gjermane në Ukrainë” dhe “të krijojë një ndjenjë pasigurie”, u shpreh ajo. 

“Kremlini po përgatitet për përshkallëzim të mëtejshëm të akteve hibride dhe të fshehta”, shtoi zonja Kahl. 

Vijat e kuqe 

“Me këto akte ndërhyrjeje të një “niveli të pashembullt”, Kremlini dëshiron të “testojë vijat e kuqe të Perëndimit”, vlerësoi drejtori i shërbimit sekret. 

Sipas tij, Rusia “ndoshta” do të jetë në gjendje “të kryejë një sulm kundër NATO-s deri në fund të kësaj dekade”. 

“Një konflikt i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n po bëhet një opsion për Rusinë“, shtoi Kahl. 

Rusia hodhi poshtë këto deklarata, duke thënë se ishte NATO-ja ajo që kërcënoi Rusinë. 

Duke iu referuar zgjerimit të NATO-s, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte NATO-ja ajo që kishte lëvizur drejt Rusisë dhe jo anasjelltas./ VOA 



Ju sugjerojmë

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet
Kronikë

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet

18 Qershor, 2026 2:28 pm
“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…
Aktualitet

“Zvërneci”, zbardhet rezoluta e PE: Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë…

18 Qershor, 2026 2:21 pm
Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat
Bota

Hegseth shpërthen kundër NATO-s: Turp që na mbyllët bazat

18 Qershor, 2026 2:16 pm
Rama për Reporterët pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se qeveria
Kryesore

Protesta, Rama: S’e kuptoj pse “flamingot” nuk duan të ndahen nga “sorrat e korbat”

18 Qershor, 2026 1:36 pm
Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin
Politikë

Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin

18 Qershor, 2026 1:33 pm
Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren
Kryesore

Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren

18 Qershor, 2026 12:59 pm
Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare
Kronikë

Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

18 Qershor, 2026 12:44 pm
Para
I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, 38-vjeçari arrestohet në Belsh 

I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, 38-vjeçari arrestohet në Belsh 

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Kush është 52-vjeçari me tre emra që u arrestua? I akuzuar për vrasje, pjesë e grupit kriminal  

Goditet rrjeti i trafikut të emigrantëve, arrestohen 15 persona në Tiranë 

Konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në, Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri 

Konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në, Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri 
















TE FUNDIT

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
18 Qershor, 2026

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të enjten (18 qershor), se do të ndalojnë mediat sociale për personat nën 15 vjeç,...

Lexo më shumë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
18 Qershor, 2026

Policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë...

Lexo më shumë

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
18 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se amendamenti i shtuar dje në rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku i kërkohet shfuqizimi...

Lexo më shumë

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet

Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me tabelën e një karburanti dhe një automjet
18 Qershor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në Elbasan, ku një autobus me nxënës ka humbur kontrollin dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}