Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lejuar kandidimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Ardian Dvorani dhe Genti Ibrahimit. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 14 tetor 2022.
Në një njoftim për mediat, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, bën me dije se pasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z. Altin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.
“Ndërsa lidhur me pikën e dytë të rendit, që kishte të bënte me diskutimin e aktit të ekspertimit për komponentin pasuror, të kryer për kandidatin z. Gent Ibrahimi, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z. Përparim Kalo, të shpallur nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mbasi administroi aktin e ekspertimit dhe procedoi me pyetjen e ekspertit të thirrur për dhënien e sqarimeve për përmbajtjen e tij, në përfundim vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati”, thuhet ndër të tjera në në njoftim./Opinion.al