Në një njoftim për mediat, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i Komisionit të Rithemelimit të PD ka bërë publik dy emrat e kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike.
Në përfundim të afatit të paraqitjes së dokumentave për kandidaturën e kryetarit të Partisë Demokratike kanë shprehur interesim për garën:
Sali Berisha
Ibsen Elezi
Kujtojmë se gara për kreun e PD do të zhvillohet më 22 maj dhe tani më përballë ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë Ibsen Elezi./Opinion.al