Sport

Katar 2022/ Anglia në çerekfinale, eleminon Senegalin me rezultatin 3-0



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 04/12/22 |
Opi Nion

Anglia është skuadra tjetër që ka prerë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Botës “Katar 2022”, pas fitores 3-0 me Senegalin.

Anglezët e gjetën golin e parë në minutën e 39’ të ndeshjes me Henderson pas asistit të Bellingham.

Ndërkohë, pak para përfundimit të pjesës së parë, Kane shënoi për Anglinë duke dyfishuar shifrat.

Në pjesën e dytë, në minutën e 57’ shënoi Saka pas një asisti të Foden.

Në çerekfinale, anglezët do të luajnë me Francën më 11 dhjetor./Opinion.al

Pas