Kronikë

Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, arrestohet 27 vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 05/12/22 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar 27-vjeçarin që plagosi ditën e djeshme me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij në Vlorë.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se pas një orë kërkimesh, uniformat blu kanë arrestuar autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe vihet në pranga pas një orë kërkimesh e ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ishin plagosur me mjet prerës (thikë) dy shtetas, menjëherë shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera në vendngjarje është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar”-njofton policia.

.

 

Pas