Studiuesi Kastriot Dervishi me anë të një shënimi në profilin e tij në facebook ka publikuar një dokument ku bën me dije mbi egërsinë e regjimit komunist në rrethin e Shkodrës.
Sipas Dervishit, me vendosjen e regjimit komunist, Shqipëria u trajtua si zonë ushtarake pushtimi.
Ai thekson se tre korparmatat ushtarake kumuniste ndanë territorin e mbizotërimit dhe vepruan si i vetmi pushtet në vend, duke pasur edhe të drejtën e gjyqeve ushtarake.
“Në të njëjtën kohë, filloi lufta për evidentimin e kundërshtarëve politike, një hakmarrje primitive që motivohej vetëm nga verbëria e luftës së klasave”, shkruan Dervishi.
Ndërkaq, studiuesi Dervishi bën publik edhe një dokument që tregon numrin e “armiqve” që gjeti korparmata e 3-të komuniste dhe komisioni hetimor vendor në Shkodër.
Me një fjalë, dokumenti nxjerr në pah, se Shkodra për komunistët, kishte në këtë kohë 14.700 “armiq”.