Kryesore

KAS pranon kërkesën e LSI, hapen 108 kuti të qarkut Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:05 - 25/05/21 |
Opi Nion

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e bërë nga LSI për rinumërimin e 108 kutive të votimit në qarkun e Durrësit.

Për këtë vendim, kanë rënë dakord të gjithë përfaqësuesit e partive politike kanë rënë dakord për rinumërimin e këtyre kutive.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, u shpreh se është dakort për hapjen e kutive, pasi PS nuk do që mandati i 8-të i fituar në zgjedhje të mbetet në dyshim.

“Që mandati i tetë të mos ngelet i dyshuar, ne jemi dakord që kutitë të hapen dhe votat të rinumërohen, sepse jemi të bindur që rezultati nuk do të ndryshojë”, tha Eridian Salianji./ Opinion.al

Pas