Aktualitet

Kardiologu Edvin Prifti fiton të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 16/02/22 |
Opi Nion

Kardiologu Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash ka fituar sot të drejtën t’i kthehet profesionit të mjekut.

Sipas news 24 për Priftin, ka rënë masa e pezullimit që ishte vendosur nga gjykata, pasi ka mbaruar afati i caktimit të kësaj mase.

Emri i kardiologut, Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtares, Enkelejda Hoxha.

Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë kesh në zyrë e shtëpi.

Vetë mjeku Edvin Prifti pretendoi se pasuria e tij buron nga pronat e trashëguara nga e shoqja, nga paga e tij në punën si mjek, por edhe nga seminaret dhe aktivitetet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë./Opinion.al

Pas