Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kapja e grabitësve, Tahiri: Falenderoj ata që nuk besuan tek policia, na nxitën të punojmë më mirë

2017/02/14 at 6:54 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Guvernatorin/ Tahiri: Policia do të shoqërojë paratë e bankave

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka premtuar shpërblim për grupin e Policëve që zbardhën dy grabitjet e bankave dhe vunë në pranga autorët e tyre. Në një prononcim pak minuta pas mbledhjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Tahiri ka falënderuar punonjësit e policisë që morën pjesë në operacion dhe që punuan gjatë këtyre ditëve për zbardhjen e ngjarjes.

“Sot është një ditë si të gjithë të tjerat për Policinë e Shtetit. Ku për fat të keq përtej sulmit e baltës që është hedhur ndaj policisë i kemi treguar qytetarëve shqiptarë se jemi në shërbim të tyre. Falënderoj efektivët që punuan në mënyrë të palodhur këto ditë. Ju pata thënë bëni durim. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët për besimin tek Policia e Shtetit dhe të gjithë ata që me mosbesimin e tyre na kanë nxitur të punojmë më mirë. Kjo është policia që duam dhe energjia për Shqipërinë që duam. Thirrje për ata që sulmojnë Policinë e Shtetit, ata që janë kundër policisë janë ajo pakicë e vogël që nuk duan vettingun. Janë shumë pak për të na bërë rrugën e vështirë dhe shumë pak për të ulur besimin e qytetarëve tek policia”, tha Tahiri.

A do ketë shpërblim grupi i policisë që zbardhi ngjarjen?
Unë nuk para premtoj kur nuk e mbaj, por besoj se po.

Ku kanë shkuar lekët e grabitjes së parë?
E rëndësishme është që policia e Shtetit ka bërë gjithçka për të identifikuar autorët. Disa të arrestuar, shumë pak në kërkim. Sot Policia e Shtetit është vija ndarëse mes Shqipërisë që duan Shqiptarët dhe Shqipërisë së disave që duan ta mbajnë peng. Është shumë e rëndësishme t’u tregojmë shqiptarëve që me besimin e tyre bëjnë që Policia e Shtetit të jetë edhe më profesionale.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se është bërë një punë intensive për zbardhjen e dy grabitjeve.

“Pas një pune intensive të palodhur u finalizua me sukses operacioni duke vënë para përgjegjësisë autorëve të disa grabitjeve të ndodhura. Është një punë shumë e mirë falë angazhimit të të gjitha strukturave. S’më mbetet gjë tjetër veçse t’i falënderoj për përkushtimin”, tha Çako.

Etiketa: grabitjapoliciatahiri

Ju sugjerojmë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Para
“Na e hoqe trurin me turkun”, komentuesi revoltohet, por ja si ja kthen Rama

Kapja e grabitësve/ Rama: "Qentë le të lehin, karvani do shkojë përpara”

Grabitja e bankave/ Ja kush është ish-efektivi i forcave ushtarake që shërbeu 1 vit në Afganistan

Grabitja e bankave/ Ja kush është ish-efektivi i forcave ushtarake që shërbeu 1 vit në Afganistan

Gaxhai: S’duhet të qëndrojmë përjetë në qeli, ishim të vegjël kur na kapi vala në ’97

Gaxhai: S'duhet të qëndrojmë përjetë në qeli, ishim të vegjël kur na kapi vala në '97

TE FUNDIT

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
1 Shkurt, 2026

Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe...

Lexo më shumë

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
1 Shkurt, 2026

Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës...

Lexo më shumë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com