Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kapet në Itali gomonia me 700 kg drogë, u nis nga Mifoli

2016/09/19 at 10:29 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kapet në Itali gomonia me 700 kg drogë, u nis nga Mifoli

Një gomone me drogë, e nisur nga Mifoli në Vlorë është kapur nga policia e Brindisit. Mësohet nga burimet zyrtare italiane se gomonia ishte e mbushur me 700 kg marihuanë dhe po transportohej nga tre persona, për të cilët nuk bëhen të ditur identitetet.


Ka qenë Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza që e ndoqën gomonen përgjatë rrugës, ndërkohë që raportohet se policia e kufirit tonë kishte dijeni për transportin. Policia e Shtetit duke dhënë detaje nga aksioni, bën me dije se ka pikasur gomonen 8 m të gjatë me tre persona të dyshuar në të.

“Policia pasi ka pikasur gomonen e dyshimtë ka bërë thirrje për të ndaluar. Thirrjes personat në të nuk i janë përgjigjur dhe policia ka hapur zjarr. Pavarësisht të shtënave, gomonia ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar”­- thonë burimet policore.

Në bordin e anijes u gjetën 31 pako që përmbanin një total prej 682 kg marihuanë e cila nëse do shitej në treg do t’i siguronte organizatës kriminale mbi 6 milion euro, thanë mediat italiane.

Aksioni i policisë

Operacion i përbashkët Antidrogë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Policore italiane (Guardia di Finanza). Operacioni i nisur nga Policia e Shtetit ku është bashkëpunuar dhe bashkërenduar me autoritet policore Italiane.

Sekuestrohet në Brindizi të Italisë një Gomone 8.5 metra e gjatë , me dy motorë, ku në bordin e saj u gjeten 31 pako të mëdha me lëndë narkotike. Rreth orës 22. 00, të datës 18 Shtator, në lumin Vjosë, në afërsi të Urës së Mifolit, nga ana e shërbimeve të Policisë është identifikuar një mjet i dyshimtë lundrues. Mjeti është larguar me shpejtësi pasi ka parë lëvizje në afërsi të tij.

Menjëherë është njoftuar policia kufitare Vlorë. Rreth 2 kilometra nga grykë derdhja e Vjosës, patrulla e Policisë Kufitare, e planifikuar në shërbime në atë vend, i ka bërë shenjë dhe thirrje mjetit që të ndalojë. Thirrjes për të ndaluar, drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur, por ka shtuar shpejtësinë.

Nga ana e shërbimeve të Policisë është hapur zjarr në ajër për ta ndaluar por përsëri mjeti ka vijuar me shpejtësi të madhe. Shërbimet e Policisë në momentin që i kanë bërë thirrje të ndalojë kanë identifikuar mjetin lundrues i tipit gomone me tre persona në bord i ngarkuar me disa thasë. Ndërkohë pas njoftimit të marrë nga organet kompetente të Policisë së Shtetit, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Vlorë të repartit special Delta në bashkëpunim me forcat e njësisë së Guardia di Finanza në Vlorë është organizuar operacioni për kapjen e mjetit.

Megjithë reagimin në një kohë mjaft të shpejtë të forcave policore, mjeti ka arritur të largohet i ndihmuar edhe nga moti i keq. Në ndjekje të mjetit janë vënë mjeti i Policisë Kufitare Vlorë , mjeti i repartit Special Delta Forcë dhe mjeti i Guardia di Finanza. Megjithëse moti ishte shumë i keq dhe binte shumë shi, është vijuar me ndjekjen e mjetit deri në ujërat ndërkombëtare dhe njëkohësisht nga ana jonë janë njoftuar kolegët e Guardia di Finanzës në Bari. Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Delta dhe Guardia di Financa, kanë qëndruar në det deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm kohë kur janë njoftuar se mjetet e Guardia di Financa të Barit ishin në ndjekje te gomones.

Rreth orës 06:00 nga Guradia di Finanza e Barit jemi njoftuar se, në territorin e Torre Santa Sabina, është kapur mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 8.5 metra, me motor Merkuri 250, plus motor rezerve, si dhe 31 pako mariuanë, ndërsa tre trafikantët kanë arritur të dalin në breg dhe më pas të largohen. Vijon operacioni për kapjen e tre autorëve. Guradia di Finanza Bari, në përfundim të operacionit gjatë një komunikimi zyrtar me Policinë e Shtetit, ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me Policinë e Shtetit në këtë aksion, si edhe në raste të tjera, ka qenë jetik për suksesin e arritur dhe kanë falënderuar përzemërsisht shërbimet e Policisë Kufitare për operacionin, informacionet e sakta dhe për bashkëpunimin.

Etiketa: drogegomonemifolipolicia italiane


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
VIDEO-Skëndaj: Në QSUT nuk funksionon urgjenca, mjekët nuk rrinë aty

VIDEO-Skëndaj: Në QSUT nuk funksionon urgjenca, mjekët nuk rrinë aty

Video-Zheji: Sistemi ynë shëndetësor është i kalbur

Video-Zheji: Sistemi ynë shëndetësor është i kalbur

Opinion/ Alika: Urgjenca ka qenë në punë, ka qenë e hapur

Opinion/ Alika: Urgjenca ka qenë në punë, ka qenë e hapur
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}