Kronikë

Kapen duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 29/07/20 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga Policia pasi janë kapur teksa transportonin 9 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se të arrestuarit ndihmonin emigrantët për të kaluar në vendet e tjera të BE kundrejt fitimit.

Konkretisht janë arrestuar;  D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volksëagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Kia” në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt përfitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

​Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./ Opinion.al

Pas