Bota

COVID-19, Rusia: Kemi gati vaksinën brenda 10 gushtit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 29/07/20 |
Opi Nion

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, shumë shkencëtarë në të gjithë botën kanë nisur kërkimet për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit.

Deri më tani ka pasur teste të cilat kanë dhënë efekte pozitive, por ende nuk ka një zyrtarisht një vaksinë anti-COVID.

Ndërkohë, Rusia synon të bëhet vendi i parë në botë që miraton përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit, në më pak se dy javë, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë dhe efektivitetin e saj, raporton CNN.

Një zyrtar rus i ka thënë CNN se po punojnë për miratimin e vaksinës në 10 gusht ose edhe më parë, krijuar nga Instituti Gameleya me seli në Moskë. Të parët që do ta marrin vaksinën janë punonjësit e shëndetësisë. “Është një moment i ngjashëm me Sputnikun”, tha Kirill Dimitriev, kreu i Fondit të Shëndetësisë në Rusi, që ka financuar kërkimet për vaksinë në Rusi, duke iu referuar daljes në hapësirë të satelitit të parë në kohën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1957. “Amerikanët u befasuan kur dëgjuan sinjalin e Sputnikut. Njëlloj do të ndodhë edhe me vaksinën. Rusia do të ketë arritur e para ta bëjë”.

Megjithatë, Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore për vaksinën dhe CNN nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e autoriteteve ruse për efektivitetin dhe sigurinë e saj. Kritikët në vend thonë se ky nxitim vjen nga dëshira e Kremlinit për të shfaqur vendin si një vend lider në shkencë. Gjithashtu ka shqetësim se testimet e vaksinës te njerëzit nuk janë bërë të plota.

Në të gjithë botën po zhvillohen dhjetëra testime për vaksina të ndryshme, por shumica e tyre këmbëngulin se ka ende punë për të bërë para se një vaksinë e saktë të miratohet për përdorim të gjerë./Opinion.al

Pas