Policia në Durrës ka arrestuar 7 shtetas, 5 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale.
Mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga mashtrimi dhe përndjekja deri tek plagosja dhe kultivimi i bimëve narkotike.
Të kërkuarit janë të moshave nga 28 deri në 62 vjeç, banues në Durrës përveç njërit që banon në Krujë.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. /Opinion.al