PRISHTINE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancave në Kuvend. “Pushteti ka vetëm një zgjedhje: Tërheqjen nga marrëveshjet”, ka Konjufca teksa dilte nga salla e Kuvendit. Më tej ai shtoi se “pushteti ka vendosur ta trajtojë opozitën me polici antiterroriste. Ky është fundi i demokracisë”.