InstaBIZ

Kanye West debat me Kim Kardashian për veshjet e saj


               Publikuar në : 13:17 - 14/10/19 |
xhu lia

Të gjithë e kujtojnë fustanin me të cilin Kim Kardashian u shfaq në ‘Met Gala’. Ajo kishte zgjedhur një fustan të Thierry Mugler, që dukej sikur sapo kishte dalë nga dushi.

Megjithatë duket se kjo veshje nuk është pëlqyer shumë nga bashkëshorti i saj këngëtari Kanye West dhe një debat të tillë patën në episodin e radhës të “Keeping Up With The Kardashians”.

“Jam në një lloj tranzicioni, kur shikoj këto vajzat e tjera dhe vajzën time. Gruaja ime ka nevojë të duket si vajzat e tjera, të shfaqë trupin e saj, të shfaqë këtë, të shfaqë atë dhe nuk e kuptoja që kjo ndikonte te unë, te shpirti im si dikush që është i martuar dhe i dashuruar dhe baba i katër fëmijëve. Korseja është një veshje e brendshme. Është seksi. Është sikur të thuash: për kë je bërë seksi? Ti je gruaja ime dhe kjo ndikon te mua kur fotot janë shumë seksi”, -i thotë Kanye në episodin e radhës të “Keeping Up With The Kardashians”.

“Po më krijon një ankth vërtet të keq,nuk kam nevojë për më shumë energji negative. Ti më shndërrove në këtë person seksi dhe me besim në vetvete! Vetëm sepse ti je në një udhëtim dhe në një proces transformimi, nuk do të thotë që unë jam në të njëjtin vend me ty”, -dëgjohet më pas Kim teksa i kthehet bashkëshortit të saj dhe më pas ju drejtua miqve duke i thënë se kjo ishte shumë qesharake. /Opinion.al/

Pas