Kronikë

Kanos dhe dhunon 52-vjeçarin për t’i marrë para, arrestohet lushnjarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 28/04/22 |
Opi Nion

Një 36-vjeçare nga Lushnja është vënë në pranga nga policia pasi ka kanosur dhe ka dhunuar psikologjikisht një 52-vjeçar për ti marrë një shumë parash. E reja akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasen E. M., 36 vjeçe, banuese në fshatin Toshkëz, Lushnjë, pasi nëpërmjet kanosjes dhe dhunës psikologjike, i ka kërkuar një shumë parash, shtetasit G. N., 52 vjeç”, njofton policia.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. I., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas