Kronikë

Vidhte karburant dhe…/Gjykata nxjerr nga qelia ish-drejtorin e burgut të Reçit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 28/04/22 |
Opi Nion

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka nxjerr nga qelia ish-drejtorin e komanduar të Burgut të Reçit.

Mësohet se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Ervis Zikën, i cili u arrestua për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Zika ra në prangat e policisë disa ditë më parë pasi dyshohet se vidhte karburant dhe lejonte futjen e sendeve të ndaluar në qelitë e të burgosurve.

Ish-drejtori i burgut dyshohet se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyre fiktive kartelat e karburantit.

Bëhet e ditur se pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përben rrezikshmëri për t’u larguar nga vendi./Opinion.al

Pas