Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Lushnjë, ku rezulton se kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa, ka fituar ndjeshëm përballë kandidatit të PD dhe atij të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Në një dalje për mediat krah Taulant Ballës ajo është shprehur “Dua të falenderoj gjithë bashkëqytetarët e Lushnjes që më votëbesuan. Falenderim për ata që administruan procesin zgjedhor të gjithë ngjyrimeve politike si në qendrat e votimit dhe në qendrat e numërimit. Alternativat që shpreha gjatë fushatës idetë e projektet do vihen në zbatim gjatë këtij viti.
Dhe ata qytetarë që mbeshteten alternativen tjeter u them që do gjejnë një institucion të hapur në Bashkinë Lushnnje. Do gjejnë një derë të hapur e jam vërtetë mirënjohëse për këtë votëbesim”, tha ajo.