Politikë

Kandidate për bashkinë e Durrësit, drejtoresha e tatimeve zëvendëson Dakon


               Publikuar në : 09:52 - 11/05/19 |
b.f

Mëngjesin e të shtunës është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Sipas burimeve mediatike nga mbledhja, është vendosur që Valbona Sako të jetë kandidatja e të majtës për bashkinë e Durrësit, duke zëvendësuar kështu pas 12 vitesh Vangjush Dakon.

Aktualisht Sako mban postin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës. Kandidimi i saj ishte përfolur prej kohësh në media.

Në mbledhjen e sotme, do të përcaktohen 61 kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit./Opinion.al

Pas