Politikë

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Flet Belind Këlliçi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:35 - 20/06/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka komentuar lidhur me zërat për një kandisim të mundshëm të tij në vitin 2023 për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Gjatë një interviste televizive, Këlliçi sqaroi se kandidimi për krybashkiak nuk është në ambiciet e tij politike, ndonëse theksoi se do të vijojë betejën me Erion Veliajn dhe Edi Ramën.

Ndër të tjera deputeti demokrat ka paralajmëruar gjithashtu për të tjera prova gjatë ditëve në vijim lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, teksa theksoi se SPAK po hesht.

 “Jo nuk jam pretendent. Nuk e kam në ambicien time. Por nuk do ta ndal betejën e time politike me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Tirana vazhdon të betonizohet. Në vijim do të njiheni me dokumenta të papublikuara më parë për inceneratorët. SPAK po hesht. Sot nuk kemi asnjë të proceduar për Tiranën që është edhe vjedhja më e madhe”, tha deputeti./ Opinion.al

Pas