Kronikë

Kanabis në Berat/ Peshohen 700 kg, policia shoqëron 105 persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 10/11/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me zbulimin e një “serat” kanabisi në fshatin Drenovicë të Beratit.

Mësohet se deri më tani janë peshuar 700 kg lëndë narkotike, ndërsa dyshohet se në total sasia e saj të jetë mbi 1 ton.

Deri më tani policia ka ndaluar 105 persona, prej të cilëve 95 janë gra ndërsa 10 të tjerët burra. Sipas informacioneve, të arrestuarit janë nga veriu i Shqipërisë, nga Shkodra, Lezha, Burreli, Mati etj.

Aktiviteti kriminal dyshohet se kryhej prej 3 javësh. Punëtorët silleshin me furgona dhe më pas largoheshin përsëri. Aktualisht të ndaluarit ndodhen në ambientet e policisë së Beratit, ku po merren në pyetje.

Autoritetet zbuluan paraditen e kësaj të enjteje disa sera ku kultivohej dhe përpunohej kanabis. Policia ndërhyri pasi kishte marrë informacione se serat me sipërfaqe prej 2 hektarësh përdoreshin nga trafikantët.

Ato ishin në pronësi të 40-vjeçarit Hamit Dyli, i cili u shoqërua dhe pritet që të përballet me akuza të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Pas