Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kampion i Antikorrupsionit”, Dvorani: E ndaj vlerësimin me shumë kolegë

2021/02/24 at 9:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kampion i Antikorrupsionit”, Dvorani: E ndaj vlerësimin me shumë kolegë

Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes të cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.


Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Antikorrupsionit”, siç u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”. Zoti Blinken tha se ky çmim tregon se administrata e Presidentit Biden e kupton se “do të jemi të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit vetëm duke pasur partnerë të përkushtuar”.

Në motivacionin e Departamentit të Shtetit për nderimin e zotit Dvorani, thuhet se ai është “një mbështetës kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë.” “Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, thotë Departamenti i Shtetit.

Po ashtu në motivacion thuhet se zoti Dvorani ishte një nga anëtarët kryesorë të grupit të ekspertëve që zhvilluan vizionin dhe dispozitat ligjore për Reformën në Drejtësi të Shqipërisë, duke ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve gjyqësore të reja të Shqipërisë, pas ndryshimeve të mëdha kushtetuese në sektorin e drejtësisë në 2016. Përveç zotit Dvorani, Departamenti i Shtetit vlerësoi individë nga vende të ndryshme përfshirë nga Ekuadori, India, Iraku, Sierra Leone dhe Ukraina. Gjykatësi Ardian Dvorani ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e Drejtësisë. Ai për shumë vite ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë.

Zoti Dvorani kaloi me sukses procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të nisur në kuadër të Reformës në Drejtësi. Në vitin 2019 dhe deri gjysmën e parë të vitit 2020 ai drejtoi dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një institucion i cili u vu në qendër të polemikave vjeshtën e vitit 2019, lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta e akuzoi atë si përgjegjësin kryesor të përplasjes mes institucionit të Presidencës dhe Parlamentit për emërimet e disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetueses. Aktualisht zoti Dvorani është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit administrativ.

Dvorani: I vlerësuar nga dedikimi i çmimit të dhënë nga DASH

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani, thotë se e ndan këtë vlerësim me shumë kolegë të tjerë, të cilët kanë bërë përpjekje ndër vite që në Shqipëri të krijohet mundësia për të dhënë drejtësi, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Zoti Dvorani! Si e pritët këtë çmim? Cili është mendimi i parë, reagimi juaj i parë për këtë çmim të Departamentit të Shtetit?

Reagimi im i parë… Në fakt isha në sallën e gjyqit kur bashkëpunëtorë, kolegë edhe miq më njoftonin për këtë çmim. Sigurisht që kisha një dijeni paraprake se diçka po ndodhte, për një nominim. Sinqerisht ndjehem shumë i vlerësuar dhe jashtëzakonisht krenar që çmim i tillë, me këtë dedikim dhe me këtë përmbajtje më jepet mua nga Departamenti i Shtetit, nga Sekretari i Departamentit të Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjëja e dytë që më vjen në mendje është që këtë vlerësim të jashtëzakonshëm nuk dua ta mbaj vetëm për vete, por e quaj si një vlerësim dhe dua ta ndaj edhe me shumë kolegë të tjerë, gjyqtarë, prokurorë, magjistratë, të cilët në vite kanë bërë përpjekje dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje, që në Shqipëri të krijohet mundësia për të dhënë drejtësi, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.

A mund të jepni edhe një koment për ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi. Kanë kaluar disa vite, ka shumë kritika për vonesa, si në konstituimin e institucioneve, ashtu edhe sa i takon pritshmërisë së lartë për frytet e para të këtyre institucioneve të reja. Si ka ecur deri tani, sipas jush, Reforma në Drejtësi?

Vlerësimi im është pozitiv, në radhë të parë. Për sa i përket kohës, kjo ka qenë një reformë e gjithanshme, shumë e thellë, e cila vinte pas gati 25 viteve nga përmbysja e regjimit komunist në sistemin demokratik, që jetojmë. Një reformë e tillë kaq e thellë dhe e gjithanshme, si kudo për reforma të kësaj natyre, do të ketë edhe problematikat e veta pashmangshmërisht. Por, unë shikoj atë që është trendi, tendenca dhe ecuria. Në tërësinë e vet, reforma është duke ecur hap pas hapi. Madje, kur te ne bëhen ligje të mira, por nuk zbatohen, isha më pak optimist. Por tani shoh se reforma po jep frytet e saj. Unë them që reforma do të marrë akoma kohë, dhe kërkohet akoma më shumë kohë, sepse nuk është një çështje e thjeshtë, nuk është se ndryshohen një apo dy gjyqtarë, apo disa prokurorë. Kemi institucione të reja, kemi mekanizma të reja kushtetues, të cilat duhet të garantojnë paanësinë, pavarësinë e sistemit gjyqësor, profesionalizmin në dhënien e drejtësisë. Të gjithë këto mekanizma kanë nevojë edhe për kohën e tyre që të ambientohen, të familjarizohen me gjithë kuadrin e ri kushtetues dhe ligjor. Nëse ka vend për mangësi që mund të jenë konstatuar në ligjet e reformës, ato mund të përmirësohen rrugës, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ky është një rrugëtim krejt normal./VOA

 



Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Para
Plagosën me armë zjarri nënë e bir, si ndodhi ngjarja në Durrës

Plagosën me armë zjarri nënë e bir, si ndodhi ngjarja në Durrës

“Na grinë me gjoba”, qytetari-Bashës: Edhe sa do e shtyjmë me këtë?

“Na grinë me gjoba”, qytetari-Bashës: Edhe sa do e shtyjmë me këtë?

Hodhi gruan shtatzënë në greminë për të marrë siguracionin, dalin pamjet

Hodhi gruan shtatzënë në greminë për të marrë siguracionin, dalin pamjet
















TE FUNDIT

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}