Bota

Hodhi gruan shtatzënë në greminë për të marrë siguracionin, dalin pamjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 24/02/21 |
Doriana Çepunaj

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku burri, Hakan Aysal, 40 vjeç, hodhi gruan nga shkëmbi për të përfituar dëmshpërblimin nga sigurimi i saj i jetës. Çifti ndodhej me pushime në Luginën e Fluturave në Fetiye, në Turqi, kur ndodhi ngjarja. Semra 32-vjeçare, shtatzënë në muajin e shtatë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, pasi i shoqi e ka shtyrë nga një lartësi prej 300 metrash.

Ngjarja ndodhi në vitin 2018 dhe të gjithë menduan se ishte një incident. Por pas dy vitesh hetime autoritetet kanë dalë në përfundimin, se ka qenë bashkëshorti ai që e ka shtyrë gruan, me qëllim përfitimin e siguracionit.

Hakan Aysal tashmë akuzohet për vrasje dhe është arrestuar. Sipas hetuesve ai ka përfituar nga mungesa e dëshmitarëve në ngjarje duke e shtyrë të shoqen nga lartësia për të përfituar siguracionin prej 47 mijë eurosh të cilin e kishte firmosur vetë më parë, në emrin e saj./Opinion.al

Pas