Një vajzë 14-vjeçe është përplasur mbrëmjen e sotme nga një kamion në zonën e “Astirit”.
Policia bën me dije se vajza është transportuar në spital. ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia./Opinion.al