Aktualitet

Kamëz/ Vuajtjet e fëmijëve për të shkuar në shkollë, 53 nxënës në një furgon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 23/09/22 |
Opi Nion

Në Kamëz ekziston problematika e mbingarkesës së nxënësve në furgonët e transportit për në shkollë.

Shkolla 9-vjeçare  “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan nuk ka përfunduar dhe fëmijët kanë kaluar në gjimnazin “Isa Boletini”.

Fëmijë dhe prindër bëhen me dhjetëra në një mikrobus të vogël. E njëjta situatë edhe me shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin në Kamëz. Ndërtesat janë prishur, ndërsa godina e gjimnazit në Babrru është në rikonstruksion.

Kamera e emisionit Stop në Tv Klan ndoqi nga afër këtë problematikë. Në një furgon futen 53 nxënës. Pa shtuar këtu njërin prind apo njërin gjysh që shoqëron të vegjlit.

Prindërit thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi distanca deri në shkollë është 5 kilometra. Në rastet kur mbushen furgonat, disa prindër bëhen bashkë dhe marrin një taksi për t’u larguar.

Drejtuesi e emisionit Stop u bëjnë thirrje institucioneve që të shtojnë numrin e shërbimeve të transportit për nxënësit në shkolla./ Tv Klan

Pas