Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kam dobësi me mushkëritë”, shëndeti i Janullatos pas infektimit me COVID

2020/11/12 at 3:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kam dobësi me mushkëritë”, shëndeti i Janullatos pas infektimit me COVID

Kisha Ortodokse Autoqefale ka reaguar pas infektimit me COVID-19 të kryepeshkopit, Anastas Janullatos.


Kisha ka ndarë me publikun, fjalët e Kryepeshkopit Janullaos, para se të largohej për në Greqi, ku po merr një trajtim më të specializuar. Ai ka treguar se ka patur temperaturë dhe dobësi me mushkritë për shkak të astmës.

“Mendoj se të bëhesh pjesëmarrës, qoftë edhe në këtë mënyrë, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë Perëndie. Mos ta përballojmë gjithmonë si një gjë të vështirë. Janë disa simptoma të lehta. Dje vështirësia ishte më e madhe. Kam një farë dobësie me mushkëritë, prej shumë vitesh kam astma. Besoj se do ta kalojmë.

“Dje isha me ethe, por sot jemi mirë. Sot në drekë, besoj pasdite, do të jem tek “Evangjelismos”… është një spital i njohur për mua, sepse kemi përballuar edhe herë të tjera vështirësi dhe i kapërcyem. Dhe mos u ligështoni, mos u mërzisni. Do të kalojë. “Edhe nëse rrojmë, edhe nëse vdesim të Zotit jemi”, – ka thënë kryepeshkopi.

Postimi i Kishës Ortodokse Autoqefale: 

Lajm që preku zemrat e besimtarëve. Sikundër është e natyrshme, lajmi për infektimin nga Covid-19 i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, ka prekur zemrat e besimtarëve, të cilët i urojnë shërim sa më të shpejtë dhe luten për të. Gjithashtu, kjo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, që e pasqyruan si lajmin ashtu edhe fjalët e ndjera të Kryepiskopit.

Në lajme e komente është folur edhe për figurën e tij si hierark e shkencëtar dhe në veçanti duke theksuar veprën e jashtëzakonshme të ringritjes nga hiri i ateizmit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si kurora e gjithë jetës së tij të gjatë në hierapostullim të popujve.

Kryepiskopi pak para largimit nga Tirana, për në Spitalin “Evangjelismos” të Athinës, tha midis të tjerash: “… Mendoj se të bëhesh pjesëmarrës, qoftë edhe në këtë mënyrë, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë Perëndie. Mos ta përballojmë gjithmonë si një gjë të vështirë. Janë disa simptoma të lehta. Dje vështirësia ishte më e madhe. Kam një farë dobësie me mushkëritë, prej shumë vitesh kam astma. Besoj se do ta kalojmë.

“Dje isha me ethe, por sot jemi mirë. Sot në drekë, besoj pasdite, do të jem tek “Evangjelismos”… është një spital i njohur për mua, sepse kemi përballuar edhe herë të tjera vështirësi dhe i kapërcyem. Dhe mos u ligështoni, mos u mërzisni. Do të kalojë. “Edhe nëse rrojmë, edhe nëse vdesim të Zotit jemi”

Kryepiskopi ka marrë shumë urime për shërim të shpejtë nga besimtarë dhe personalitete të vendit tonë, si dhe nga primatë, hierarkë të Kishave dhe personalitete nga jashtë, ku veçojmë mesazhin e menjëhershëm të Patriarkut Ekumenik:

Fortlumturi dhe vëlla fort i dashur, Lutjet tona ju shoqërojnë gjatë fluturimit Tuaj… dhe gjatë kurimit Tuaj aty, për të cilin urojmë të jetë afatshkurtër dhe rezultativ: sepse ju duam dhe sepse Kisha ju ka nevojë. Urojmë të vazhdoni për shumë vite akoma kontributin Tuaj krijues dhe mirëbërës për Krishterimin dhe për njerëzimin, për lavdi të Perëndisë. Fortlumturi, të shkuara!

Ju përqafojmë me përshëndetje të shenjtë, Vëllazërisht më Zotin, Patriarku Vartholome./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

9 Dhjetor, 2025 11:16 pm
Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
Kronikë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

9 Dhjetor, 2025 10:01 pm
Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
Rajoni

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

9 Dhjetor, 2025 9:28 pm
Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

9 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
Bota

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

9 Dhjetor, 2025 8:26 pm
Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
Bota

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

9 Dhjetor, 2025 7:41 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

9 Dhjetor, 2025 6:40 pm
Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
Rajoni

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

9 Dhjetor, 2025 5:30 pm
“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
Bota

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

9 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Para
Kosovë/ 1 viktimë dhe 80 raste të reja me Covid-19

Kosova shënon 767 raste të reja me COVID-19 dhe 8 viktima

Statujë gjigande prej ari për qenin e preferuar të presidentit

Statujë gjigande prej ari për qenin e preferuar të presidentit

Qeveria ndryshon orarin zyrtar, puna e administratës shtohet me 30 minuta

Qeveria ndryshon orarin zyrtar, puna e administratës shtohet me 30 minuta
















TE FUNDIT

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
9 Dhjetor, 2025

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës....

Lexo më shumë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
9 Dhjetor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë...

Lexo më shumë

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
9 Dhjetor, 2025

Presidentja Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras, për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo...

Lexo më shumë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
9 Dhjetor, 2025

Një përplasje ka ndodhur në protestën që po kryhet përpara Kryeministrisë, e drejtuar nga Adriatik Lapajt. Kreu i Shqipëria Bëhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com