Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Lalla është marrë zyrtarisht i pandehur nën akuzën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e cila sipas prokurorisë është kryer tre herë.
Sipsa Kodit Penal, ish-kryeprokurori Llalla nëse do të gjendet fajtor rrezikon të dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burg.
Ndërkohë GJKKO i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i janë sekuestruar në vitin 2018, saktësisht 22.050 m² tokë arë në Tiranë dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m². /Opinion.al