“ Shqipëria ka vetëm një armik, Edi Ramën”. Me këto fjalë Lulzim Basha iu është përgjigjur gazetarëve që e kanë pyetur lidhur me raportin e tij me Sali Berishën, pas vendimit për largimin e këtij të fundit nga grupi kuvendor demokrat.
Por ndërsa kanë dalë nga seanca e shkurtër plenare e kësaj të premteje, Basha ndonëse i ka kaluar pranë, nuk është përshëndetur me Berishën.
Ky i fundit tha se ajo që ka ndodhur është një marrëveshje Rama – Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë./Opinion.al