Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaloi me debate vetingun në KPK, Komisioneri kërkon shkarkimin e gjyqtares

2020/10/05 at 4:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaloi me debate vetingun në KPK, Komisioneri kërkon shkarkimin e gjyqtares

Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares së Apelit të Tiranës, Elona Toro, duke ankimuar vendimin e shkallës së parë të vetingut që e kishte konfirmuar atë më parë në detyrë.

Komisioneri Publik ka konstatuar se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Elona Toro, janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë administrativ.

Ai vlerëson më tej se gjyqtarja nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Elona Toro u konfirmua në detyrë më datë 17 qershor 2020, pasi shumica e trupit gjykues vlerësoi se gjyqtarja e Apelit Tiranë arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe në kontrollin e figurës, si dhe një nivel të mirë kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale.

Por vendimi nuk ka kaluar pa debate. Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u nda në qëndrime për gjyqtaren e Apelit të Tiranës. Ndërsa kryesuesja Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bindën nga shpjegimet e Toros, anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja argumentoi se gjyqtarja nuk arriti të provojë burimin e ligjshëm për disa dhurime dhe një hua në vlera të konsiderueshme.

Sipas anëtares Çiftja, gjyqtarja Toro ka kryer deklarim të pasaktë për burimet e ligjshme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 112.7 m2 në Tiranë, të porositur në vitin 2009 me vlerë 135 mijë euro si dhe “nuk ka përdorur burime të ligjshme për kryerjen e të gjitha pagesave”.

Elona Toro (Stavri) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, ajo u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Tashmë karriera e saj në gjyqsor do të vlerësohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili është shkalla e dytë e vetingut, ku shqyrtohen ankesat për vendimet e KPK. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

Zbulohet polici që dekonspironte operacionet anti-drogë në Zall Bastar

Tirana si ditë normale, qytetarët nuk respektojnë masat ndaj COVID-19

Dibra dhe Elbasani,qarqet më të varfra në vend. Durrësi humb vendin e dytë

Meta: Qeverisja po dhunon demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale

Meta: Qeverisja po dhunon demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale

TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com