Aktualitet

Meta: Qeverisja po dhunon demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 05/10/20 |
Al Do

Presidenti Meta ka sulmuar edhe njëherë qeverinë duke e bërë përgjegjëse për largimin e të rinjëve nga vendi, shkeljen e lirive dhe dhunimin e demokracisë.

Në një postim në Facebook, ku ka ndarë momente nga takimi i sotëm me Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, presidenti Meta shprehet se armiku i përbashkët i të gjitha vendeve të rajonit tonë është shpopullimi.

Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.”, shkruan Presidenti.

Ai shton se integrimi europian nuk duhet të jetë një retorikë për të marrë fonde nga institucionet e Bashkimit Europian por një angazhim për të ndërmarrë reforma të thella.

Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona.”, përfundon postimin e tij presidenti Meta.

Gjatë ditëve të fundit, presidenti dhe kryeministri kanë shkëmbyer replika në distancë lidhur me zhvillimet e fundit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor./ Opinion.al

Pas