Sociale

Kalo: Katër pacientë tek infektivi, në gjendje të rëndë


               Publikuar në : 17:53 - 21/03/20 |
Opi Nion

Katër pacientë të shtruar në spitalin infektiv janë në gjendje dhe po marrin terapi intensive. Kështu është shprehur mjekur Tritan Kalo në një intervistë në News 24, ndërsa ka folur edhe për pacientin e shëruar, që sot ka lënë ambjentet e spitalit. Më tej mjeku tha, se në ditët në vijim të tjerë pacientë pritet të dalin nga spitali të shëruar.

“Do dalin shumë shpejti, dhe të tjerët. Nuk kanë plotësuar akoma atë kursin 10 ditor të trajtimit. Një pjesë e tyre janë në gjendje të mirë klinike. Jo të gjithë ata që kanë ardhur në spital kanë ecuri të mirë. Katër prej tyre janë në terapi intensive. Janë rëndë, por shpresojmë që të kemi maksimumin e dobishmërisë në trajtimin e tyre”, tha mjeku.

I pyetur nëse pacienti që tashmë ka lënë spitalin, përbën ende rrezik, Kalo tha: “Distancimi duhet zbatuar edhe 14 ditë për të vetmin dyshim që kanë mjekët që edhe pse mund të jetë negative ka raste, që një virus i mushkërisë mund të ketë shpëtuar. Duhen së paku 27 ditë që të zhduket gjithcka dhe që individi të mos ketë më rrezik dhe mundësia e kthimit të virusit të bëhet thuajse zero. Mund të gjendet një dritare e vogël dhe ta rikthejë sërish virusin. Ndaj këshillohet periudha 14 ditore pas daljes nga spitali”./Opinion.al

 

Pas