Aktualitet

Kalendari i riatdhesimeve nga 14-20 maj, vendet dhe oraret e fluturimeve


               Publikuar në : 20:08 - 11/05/20 |
Al Do

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve për datat 14 deri në 20 Maj, për të gjithë shqiptarët e bllokuar jashtë shtetit, por edhe anasjelltas.

Fluturimet do të mund të kryhen nga Stambolli, Milanoja, Roma, Frankfurti, Zyrihu, Parisi, Londra drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Udhëtimet do të kryhen vetëm me Air Albania dhe qytetarët duhet ta prenotojnë fillimisht biletën, duke iu referuar orareve të kalendarit të publikuar. /Opinion.al

Pas