Sport

Kafshoi Chiellinin, Suarez: Edhe gruas ia mohoja, i thashë u përplasa


               Publikuar në : 22:15 - 14/06/19 |
Opi Nion

Luis Suarez ka folur përsëri në lidhje me incidentin e ndodhur me mbrojtësin italian Giorgio Chiellinin, kur sulmuesi uruguaian e kafshoi në shpatull gjatë ndeshjes në Botërorin e Brazilit.

Lojtari i Barcelonës rrëfeu për “Fox Sports” se edhe bashkëshortes së tij ia mohoi gjestin:

“Më pyeti pas ndeshjes çfarë ndodhi dhe i thashë që nuk e kafshova, thjesht u përplasa. Po mohoja realitetin dhe kjo është e gabuar. Të gjithë e dinë pastaj që nisa takimet me psikolog”.

Por, pavarësishtë se e pranon gabimi, Suarez shprehet se dënimi që iu dha nga FIFA ishte i ekzagjeruar.

“Më ndaluan të hyja nëpër stadiume, nuk mund të shkoja të shikoja nipin tim. Ishte çnjerëzore. Kisha firmosur me Barcelonën, por nuk mund të më prezantonin. Fëmijët e mi nuk e kuptonin ende pse nuk mund të shkoja në stadium. Ishte e vështirë për mua”, u shpreh Suarez./ Opinion.al E.Xh.

Pas