Politikë

Bushati: Ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, gabim i BE


               Publikuar në : 22:59 - 14/06/19 |
Opi Nion

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është përgjigjur Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili u shpreh se vendi i tij duhet të ndahet nga Shqipëria përsa i përketë negociatave me Bashkimin Europian.

Pendarovski tha në një intervistë për Euroactiv, se problemet në Tiranë janë më serioze se në Shkup.

Përmes një postimi në Tëitter, Bushati shprehet se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut do të përbënte një gabim strategjik nga ana e Brukselit dhe vendeve anëtare.

“Të dyja, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e shtëpisë sipas KE. Në këto kushte ndarja e tyre do të bënte një gabim strategjik për BE. Nevoja për të lançuar hapjen e negociatave korrespondon me kërkesat e shoqërive të dy vendeve, të historisë dhe rajonit”, shkruan Bushati në një postim në tëitter./ Opinion.al E.Xh.

Pas