Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kafe me Kryeministrin apo me “Kryetrafikantin?!! Me kë e kthyen filxhanin sot deputetët e opozitës?!!

2016/10/20 at 6:30 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kafe me Kryeministrin apo me “Kryetrafikantin?!! Me kë e kthyen filxhanin sot deputetët e opozitës?!!

Nga Aulon KALAJA


Një foto që po qarkullon nëpër portale, tregon tre deputetë të opozitës, ulur në kafenenë e Kuvendit. Kjo foto në fakt trazoi shpirtrat e demokratëve dhe atyre që i kanë besuar ligjeratës së kreut të opozitës, se Shqipëria është në gjëndje të jashtëzakonshme dhe i vetmi fajtor e ka emrin Edi Rama. U tronditën ato shpirtra që e besuan opozitën, kur me radhë nga Sekretari i Përgjithshëm, deputetë, drejtues departamentesh, zëdhënës dhe të rinj, mbajtën fjalën e tyre në sallën e konferencave, duke e mbyllur gjithësecili fjalimin e tyre me ekzaktësisht këto fjalë: “Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën…” Por a është më e besueshme kjo fjali, në kushtet kur disa deputetë të PD, pasi debatuan ashpër me Kryeministrin në sallën e Kuvendit, pak minuta më vonë i fikson paparaci duke pirë kafe.

Por a mund të pish sot kafe me Kryetrafikantin, me kreun e narkotrafikut, me kreun e mafias, me njeriun që kriminalizoi parlamentin, që blen zgjedhjet, që ka përgjegjesinë kryesore për gremisjne e vendit?! Dhe këto krahasime, epitete nuk janë një lajthitje imja, por është gjuha e gatuar dhe e përdorur në Partinë Demokratike. Por edhe të kesh kaq shumë të këqija edhe të pish kafe me të keqen, e të bashkohesh me të, nuk shkon apo jo?! Unë nuk jam në gjëndje të them se si ka ndodhur që në kafene të gjenden deputetë të opozitës me Kryeministrin.

Ndoshta ka qënë një ftesë kryeministrore, apo Rama i është ulur pa ftesë deputetëve të PD në tavolinë, sepse është një nga ato politikanë që i përdor të tilla manovra, e ka bërë këtë lëvizje edhe me të rinjtë e FRPD dikur. Është një nga ato politikanë që e njeh mjaft mirë shprehjen, ose më saktë e zbaton shprehjen “Djalli fshihet në detaje”. Mania e Ramës për të bërë “lajm” ne cdo kohë dhe me cdo mjet nuk njeh kufij. E nëse është kështu, apo e kundërta deputetët e opozitës në atë tavolinë, duhet të japin sqarime përpara atyre që i mbështesin dhe përpara atyre që i kërkojnë votën me fjalinë: “Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën…”. Dhe sqarimet e tyre nuk duhet të jenë të tipit se kush i pagoi kafet, por përse Rama ndodhej me ta në atë tavolinë dhe për çfarë biseduan?

Asgjë e keqe nuk ndodh nga transparenca. Ose përfundimisht shqiptarëve po iu serviret nje teatër i shemtuar, që në sallën e Kuvendit, në studio, në sheshe shahemi dhe shtyhemi, ndërsa jashte saj pijme kafe dhe llafosemi. E kam mik Platonin, por më shumë mik kam të vërtetën! Po përse po bëhet një zhurmë kaq e madhe për një foto?! Pikërisht për të marë fund kultura e teatrit politik, nëse Kryeministri është Kryetrafikant dhe Kryemafioz, unë nuk mund të pi kafe me të, por do të bej ç’mos që t’a rrëzoj nga pushteti kriminal dhe Shqipërinë t’ia kthej shqiptarëve të lirë. Në të kundërt e gjithë strategjia e PD, epitetet, denoncimet e saj gjatë gjithë kësaj kohe ndaj të keqes së madhe që quhet Edi Rama nuk kanë asnjë vlerë dhe janë një mashtrim i madh.



Ju sugjerojmë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
Para
Foto/ “Kjo është pista ku ngrihet avionët e drogës në Tepelenë”

Foto/ “Kjo është pista ku ngrihet avionët e drogës në Tepelenë”

OBSH: Tirana kryeqyteti më i pisët në rajon

OBSH: Tirana kryeqyteti më i pisët në rajon

Video/ Qytetari i ankohet, Rama nuk i jep fjalën dhe i thotë: Ke ardhur nga rakia

Shkullaku: Mos projektoni nevojat e Edi Ramës në një debat për kombin
















TE FUNDIT

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}