Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kadilli: Suksesi i PD në dorë të parlamentit të ri

2021/08/27 at 10:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ndjesë çdo anëtari të PD/Kadilli:Kryetari bëhet kryeministër ose dorëhiqet

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka identifikuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale  5 sfidat e opozitës para hyrjes në parlamentin e ri të shtatorit.


Kadilli shkruan se realiteti politik i sotëm është vetëm lojë pushteti dhe asgjë përveç një përballje force, teksa kërkon që PD të sfidojë sundimin dhe në radhë të parë rrënjët e vetë dhe të rikthejë veten dhe politikën.

Ndër të tjera Kadillin thekson se PD mund të mos jetë fituese në zgjedhjet e ardhshme, por duke fituar këto sfida kthehet në jetë.

Status i plotë:

Pesë sfida që rikthejnë opozitën

Në Manifestin për Ringritjen e PD kam identifikuar thjeshtë, qartë dhe konkretisht sfidat që rikthejnë opozitën në misionin e saj. Mund të listohen edhe të tjera, por këto janë sfida që rishikojnë institucionet e demokracisë. Këto janë sfida që lidhen me filozofinë, me praktikën politike dhe me të ardhmen politike të PD dhe të opozitës në veçanti, si dhe të politikës në tërësi. Në këto sfida është filozofia ime politike, e njerëzve që më kanë mbështetur në këto muaj përpjekjesh për të bërë që secili në PD të reflektonte mbi këto ide, për t’i pranuar ato dhe kthyer në aksionin tone politik. Asnjëherë nuk është vonë.

Realiteti ynë politik sot nuk është gjë tjetër vec se një përballje force. Është vetëm lojë pushteti. Çdo faktor dhe aksion politik relativizohet nga forca. Mendimi dhe alternativa politike, profilizimi dhe konkurenca, hapësirat e lirisë dhe demokracia, kundërshtimi dhe mirëkuptimi, zgjidhja racionale dhe efiçienca nuk janë premisa dhe kritere përcaktuese në këtë lojë pushteti. Kriteri i vetëm përcaktues i suksesit në këtë lojë të pistë, që ne e quajmë prej 30 vjetësh politikë, është forca, është imponimi me anë të forcës. Maxhoranca e sotme, e rikonfirmuar për një mandat të tretë pushteti është shprehja më e qartë e këtij deformimi. Rama sundon sot me aleancën më të keqe që politika ka bërë në këto 30 vjet. Sot na sundon aleanca e politikës më të keqe, me biznesin më të keq, me median më të keqe dhe, me më të këqinjtë e më të këqinjve, me krimin që është bërë faktor përcaktues nga ku buron dhe forca e sundimit, forca e imponimit. Rrezik më i madh për Shqipërinë sesa ky korrupsion i mazhorancës, mund të jetë vetëm joshja dhe korrupsioni i vetë opozitës.

PD duhet të sfidoj këtë sundim, por njëherësh edhe rrënjët e tij që të rikthejë veten dhe politikën.

Sfida e parë është Drejtësia. Në dukje më e harruara dhe më e vonuara. Partia demokratike duhet të shpallë qartë pa ekuivoke, me kurajo dhe ndershmëri se mbështet fuqishëm institucionet e drejtësisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në misionin e saj për të pastruar politikën, PD dhe opozita nuk kanë dhe nuk mund të gjejnë aleat më të fortë, më efiçient se sa partneriteti me institucionet e drejtësisë. Korrupsioni dhe krimi nuk luftohet vetëm me deklaratat nga foltorja e PD. As me akuza dhe sulme politike. Këto e relativizojnë dhe e banalizojnë të keqen.

Sfida e dytë – Një kod i ri zgjedhor. Jo më larg se një vit nga sot ne duhet t’i japim shqiptarëve një sistem të ri zgjedhor. Ne duhet të propozojmë një sistem zgjedhor që ngrihet mbi interesat e të gjithë garuesve, pa përjashtim, duke zvogëluar monopolin e kryetarëve duke ua lënë në dorë të lirë qytetarëve që të zgjedhin deputetët e tyre. Ndryshe, «beteja për votën» është një retorikë pa fund, bajate.

Sfida e tretë – ndarja e re administrative. Ndarja e sotme administrative reflekton interesat elektorale të partisë socialiste në kompromis me LSI dhe PDIU. Ne nuk na duhet një ndarje e re administrative që bëhet si llogari elektorale mes partish. Ne duhet të korrigjojmë bojkotin absurd që i bëmë reformës në 2014. Pozicioni ynë duhet të mbështetet në propozimet e instituteve dhe qendrave kërkimore dhe të Shoqatës së Komunave që ishin larg nga llogaritë elektorale.

Sfida e katërt – të ribalancojmë institucionet kushtetuese. Ndoshta duhet rishkruar e gjithë kushtetuta. Ne duhet të shpallim që jemi për balancë të pushteteve që vjen nga forcimi i pavarësisë dhe autoritetit të çdo pushteti. Pavarësia e pushteteve vetvetiu balancon. Çdo pushtet duhet të burojë nga sovrani dhe jo nga ekuilibri dhe negociata politike e ditës apo e stinës. Ne duhet të synojmë që të ndahet përfundimisht legjislativi nga ekzekutivi.

Sfida e pestë – Qytetarit t’i kthejmë sovranitetin. Ky sovranitet kthehet me një ligj të ri për referendumet. Referendumet duhet të jenë baza e demokratizimit të jetës tonë. Demokracia ushtrohet nëpërmjet pjesëmarrjes dhe pjesëmarrja shprehet më mirë se kudo me votë. Sa më shumë të votojnë shqiptarët aq më shumë do ta mësojnë demokracinë. Aq më shumë do të ndihen të përgjegjshëm për votën e tyre. Aq më shumë do të mësojnë shqiptarët të jenë konkurues kur janë pakicë, dhe të dinë të sillen të përgjegjshëm kur janë shumicë.

Pesë sfidat politike rikthejnë institucionet mbi të cilat operon politika. Ato kthejnë politikën dhe i japin fund farsës parapolitike ku kemi kontribuar edhe vetë në këto 30 vjet.

Avancimi i këtyre sfidave politike është me rëndësi jetike për PD. Ato shërbejnë që të kthehet fuqishëm para shqiptarëve si alternativë politike. Por, para së gjithash, do të shërbejnë për ta rikthyer PD si në ditën e themelimit të saj, si forcë politike mbartëse dhe promovuese e interesit qytetar. Misioni i PD nuk mund të jetë thjeshtë marrja e pushtetit, as thjeshtë qënia alternative që siguron simetrinë përballë pushtetit. Në këtë garë të pistë është e sigurt që më e humbur është PD dhe opozita. Në këtë garë të pistë humbasin qytetarët. Një opozitë që humb qytetarin nuk ka arësye të ekzistojë.

Këto sfida kërkojnë betejë reale në parlament. Suksesi i tyre është vërtet në dorë të parlamentit të ri. Por, është detyrë e çdo demokrati të bëjë përpjekjet e veta, të luftojë në çdo centimetër ku kryen aktivitetin e vet politik. Është detyrë e çdo njeriu të angazhuar që këto beteja t’i kthejë fituese. Këto sfida nuk e bëjnë me doemos fituese Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, por këto e rikthejnë në jetë Partinë Demokratike. I japin mision. Real jo letrar. I japin justifikimin e domosdoshëm moral ekzistencës së saj politike. Riformulimi i misionit tonë është: një shtet me institucione demokratike efiçiente, me zyrtarë me integritet, dhe me një qëndrim të palëkundur përballë çdo të keqe dhe çdo abuzuesi. Po nuk u vunë në axhendën politike këto sfida, dhe po nuk u luftua ndershëm për t’i fituar këto sfida, Partia Demokratike do ketë një rrugë të gjatë në opozitë.

Etiketa: KadilliPDsfida


Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Michel Barnie shpall kandidaturën për president

Michel Barnie shpall kandidaturën për president

Biden: Nëse nuk funksionon diplomacia ka opsione të tjera ndaj Iranit

Biden: Nëse nuk funksionon diplomacia ka opsione të tjera ndaj Iranit

Përplasen dy anije, vdesin 19 persona, dhjetëra të zhdukur në Bangladesh

Përplasen dy anije, vdesin 19 persona, dhjetëra të zhdukur në Bangladesh
















TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com