Te Fundit

Përplasen dy anije, vdesin 19 persona, dhjetëra të zhdukur në Bangladesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:44 - 27/08/21 |
Opi Nion

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë zhdukur pasi një varkë me pasagjerë u përplas me një anije mallrash që transportonte rërë në Bangladesh.

“Deri më tani ne kemi nxjerrë 19 trupa, ” tha Anisour Rahman, shefi i policisë në rrethin Brahmanbaria.

Ndër të tjera mësohet se mes viktimave janë nëntë gra dhe dy fëmijë. “Operacioni i shpëtimit për të zhdukurit vazhdon, ” shtoi ai.

Pasagjerët e shpëtuar thanë se barka mbante më shumë se 50 persona dhe disa prej tyre arritën të notonin dhe të dilnin në breg, teksa policia nuk ka dhënë një raport përfundimtar mbi numrin e viktimave.

Kujtojmë se në maj, të paktën 26 persona u mbytën kur një skaf u përplas me një anije mallrash dhe u mbyt në lumin Padma./Opinion.al

Pas