Aktualitet

Kadilli-demokratëve:Të kapërcejmë tronditjen,të ndahemi nga rruga e vjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 06/06/21 |
Opi Nion

Kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, ditën e sotme iu është drejtuar me një video-mesazh demokratëve dhe mbështetësve të PD, ku thekson se kohët e vështira sjellin mundësi të mëdha.

Më tej ai shprehet se PD duhet të kapërcejë tronditjen dhe hutimin dhe duket të punojë me një projekt të ri për tu ringritur. Kadilli iu bëri thirrje demokratëve që të ndahen nga rruga e vjetër.

“Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur. Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri.

Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet përfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde.

Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjeçarit!Demokrat – Behu Zot i Fatit Tënd!”, tha Kadillli./Opinion.al

Pas