Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ka paguar të rinjtë në protestë”, LSI: Do padisim ata që na akuzojnë

2020/12/14 at 11:25 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka paguar të rinjtë në protestë”, LSI: Do padisim ata që na akuzojnë

LSI ka reaguar pas akuzave nga të mazhorancës, e cila është shprehur se kjo parti ka paguar të rinjtë për të kryer akte dhunë gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.


Ish-deputetja e kësaj partie, Klajda Gjosha ka deklaruar se LSI ka vendosur të padisë në Prokurori për shpifje dhe dezinformim të gjithë ata që me deklaratat e tyre kanë ushqyer opinionin publik më të pavërteta.

Sipas ish-deputetes, qeveria Rama nuk përballet dot me zemërimin e qytetarëve dhe “kërkon të gjejë fajin tek palë të treta”.

Deklarata e plotë e Klajda Gjoshës

Ndodhem sot në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë për shkak të një situate tepër të rëndë që po kalon vendi pas vrasjes makabre të të riut 25 vjeçar, Klodian Rashës. Si nënë, si grua por edhe si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim dëshiroj t’i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje, që ka brenda dhimbje të jashtëzakonshme, e cila është e pamundur të shuhet por që uroj t’i kthehet në forcë për të përballuar të ardhmen.

Kemi qenë tepër të rezervuar në daljet tona publike, për shkak se kemi respektuar dhimbjen e madhe të familjes së Klodianit, dhe se kemi besuar se çdo retorike politike mund të përkeqësonte revoltën qytetare dhe sjelljen c’njerëzore të kësaj qeverie. Përgjate 5 ditëve të protestave qytetare, Rilindja është hedhur në sulm për të përbaltur dhe shpifur ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe opozitës se ne paskemi paguar dhe keqpërdorur minorenët për të protestuar dhe për të përdorur dhunë. Sot pushteti dhe Rilindja kërkojnë të mbulojnë vrasjen, dhunën shtetërore, dështimin dhe keq qeverisjen, nëpërmjet shpifjes dhe si gjithmonë gjetjes së fajit të palët e treta. Sot në vend të pendesës dhe mbajtjes së përgjegjësisë, Edi Rama dhe vartësit e tij kërkojnë të dezinformojnë publikun dhe aktorët e tjerë, me qëllim devijimin e të vërtetës dhe realitetit të trishtë që ka pushtuar vendin.

Për këtë arsye LSI ka vendosur të padisë në Prokurori për shpifje dhe dezinformim të gjithë ata që me deklaratat e tyre kanë ushqyer opinionin publik më të pavërteta!

LSI beson fort te protestat paqësore qytetare si një mjet i rëndësishëm për demokracinë, si një mjet për t’u dëgjuar por edhe për të kërkuar llogari atyre që abuzojnë me pushtetin duke krijuar mjerim, varfëri dhe sot më shumë se kurrë, pasiguri për jetën.

Ka ardhur koha që Shqipëria të funksionojë nëpërmjet triumfit të të vërtetës dhe jo shpifjeve dhe ka ardhur koha që Shqipëria të udhëhiqet nga shteti i së drejtës dhe jo nga shteti dhunues policor.

Shpresoj shumë që kjo padi të shqyrtohet sa më parë nga Drejtësia, në mënyrë të paanshme, që vëmendja t’i rikthehet hetimit të plotë të asaj ç’ka ka ndodhur në këtë vend natën e së henes datës 7 Dhejtor, ku nëpërmjet vrasjes së Klodianit është vrarë çdo shpresë e rinisë dhe çdo sakrificë çdo prindi.

Vrasja e Klodianit nuk është çështje partiake është çështje e të gjithë shqiptarëve dhe si e tillë meriton të trajtohet me seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri!/ Opinion.al

 

Etiketa: Klodian RashaLSIproteste


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Rama: Nis linja e transmetimit 400 kv Shqipëri-Kosovë

Rama: Nis linja e transmetimit 400 kv Shqipëri-Kosovë

Masat e reja për festat e fund vitit, Italia drejt izolimit

Masat e reja për festat e fund vitit, Italia drejt izolimit

Lleshaj: Arsyet e ndarjes së Shqipërisë nga kanabisi

Lleshaj: Arsyet e ndarjes së Shqipërisë nga kanabisi
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}