Juventus ka shënuar fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Milanit
Skuadra e Juventusit ka arritur që të mposht Milanin 2:1 në stadiumin e vet, në ndeshjen e xhiros së 28’ në Serie A.
Golin e parë e shënoi Juventus me golin e qendërmbrojtësit Mehdi Benatia, ndërsa Milan u kundërpërgjigj me golin e sulmuesit Carlos Bacca.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në minutën e 95 u akordua penallti për Juventusin, të cilën në gol e konkretizoi Dybala.
Pas kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e parë me 70 pikë, ndërsa Milan mbetet në vendin e shtatë me 50 pikë.