Këngëtarja Justina Aliaj është shtruar dy ditë më parë në spitalin infektiv, pas rëndimit të gjendjes si pasojë e koronavirusit. Ajo ndodhet tani në terapi, ndërsa është duke marr edhe oksigjen. Në një reportazh të realizuar nga News 24, këngëtarja e prekur, ka treguar se është treguar e papjekur përballë sëmundjes dhe ka shkuar me vonesë në spital. Megjithatë ajo shprehet se tashmë ndjehet më mirë.
“Jam treguar e papjekur, e vonova ardhjen. Kur kam ardhur hyra në një tunel, nuk shifja dhe nuk ndieja më asgjë”, tha Aliaj./Opinion.al