Aktualitet

Pas ndalimit nga policia reagon ish-deputeti: Ishte Edi Rama që më ndaloi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:29 - 14/11/20 |
Opi Nion

Ish-deputeti Kastriot Islami ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me shoqërimin e tij nga policia. Ai shprehet se është prezantuar cili ishte, por efektvët e policisë kanë përdorur dhunë ndaj tij. “Gjykoj se ishte Edi Rama që më ndaloi”, shkruan ndër të tjera Islami.

“Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe”, shkruan ish-depueti.

Kujtojmë se Kastriot Islami ka qenë deputet i Partisë Socialiste, por më pas u shkëput prej saj dhe iu bashkua Partisë Demokratike.

Islami është ndaluar tek diga e liqenit për mosmbajtjen e maskës, ndërsa burime nga policia pohuan se ai ka refuzuar të paraqesë dokumentin e identifikimit dhe pretendojnë se ish-deputeti i ka fyer.

Forcat e policisë kanë deklaruar se do ta kallëzojnë ish-deputetin për kundërshtim të forcave të rendit. Nga ana tjetër Islami ka deklaruar se kishte dalë për vrap të lehtë dhe nuk kishte maskë, sepse gjatë aktiviteteve fizike nuk kërkohet mbajtja e saj. Ai ka deklaruar se nuk ka patur dokument identifikimi me vete./Opinion.al

 

 

Pas