Bota

Vala e dytë, kryebashkiaku i Stambollit kërkon mbyllje 2 javore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:20 - 14/11/20 |
Opi Nion

Kryebashkiaku i Stambollit ka kërkuar një mbyllje dy javore të qytetit për të ndaluar shpërthimin e numrit të rasteve të koronavirusit.

Kryebashkiaku Ekrem Imamoglu, përfaqësues i partisë kryesore opozitare (CHP) në Turqi, tha se qyteti më i madh i vendit duhet të veprojë me shpejtësi sepse ndodhet qartësisht në valën e dytë të pandemisë.

“Situata nuk është sinë muajt Mars-Prill. Rrethi po ngushtohet”, tha ai.

Imamoglu, i cili rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit një muaj më parë, tha se ai mbështet idenë e propozuar nga komiteti lokal për një mbyllje të menjëhershme 2-javore.

Më herët presidenti turk Erdogan bëri të ditur se spitalet nuk janë të mbipopulluara për momentin, por situata mund të përkeqësohet nëse qytetarët nuk respektojnë masat./Opinion.al

Pas