Shef i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka publikuar disa mesazhe të publikuara në mediat sociale, ku efektivët në Akademinë e Policisë kërcënohen të jenë të kujdesshëm me postimet që bëjnë në internet.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Balliu teksa publikon mesazhet që shefi i policisë i dërgon vartësve për të udhëzuar kursantët të mos dezinformojnë nëpër rrjete sociale me komente i kërcën se në të kundërt do të përjashtohen nga Akademia.
Balliu shkruan ndër të tjera se është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë kërcënon çdo ditë efektivët e ndershëm të Policë së Shtetit.
“POLICIA E PUSHTETIT KËRCËNON POLICINË E SHTETIT
Skandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur.
Është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë së Pushtetit kërcënon çdo ditë efektivët e ndershëm të Policë së Shtetit.
Fakte tronditëse kanë dalë në media ku Shefi kërcënon policët duke u thënë se: Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici!
Ndërsa efektivë dhe kursantë janë lënë rrugëve me uniforma që blejnë vetë apo edhe karburantin ua hedhin vetë makinave, ata kërcënohen edhe për largime nga puna.
Pushtetit të krimit i ka ardhur fundi, të gjithë duhet ta rrëzojmë”-shkruan Balliu.