Aktualitet

Emri/ Përfitoi shuma parash përmes mashtrimit, i vihen prangat 24-vjeçares në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 10/08/22 |
Opi Nion

Një 24-vjeçare është vënë në pranga në Tiranë pasi akuzohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash.

Mësohet se policia ka vënë në pranga shtetasen Mariselda  Çela. E reja ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

24-vjeçarja përmes mashtrimit, me anë të ndikimit të paligjshëm, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas