Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju kë do të zgjidhnit?! Mashkull simpatik apo burrëror…

2016/11/09 at 5:32 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Ju kë do të zgjidhnit?! Mashkull simpatik apo burrëror…

Nofulla të ngushta, krahë me muskuj, vetulla të holla dhe pak mjekër: këta janë tregues të një niveli të lartë testosteroni dhe të një gjendjeje të mirë shëndetësore te meshkujt. Teorikisht, janë kushte perfekte për të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm.


Një grua që sheh me kujdes një burrë, është e sigurt se në mendjen e saj po bën disa llogari. Zakonisht femrat janë të prirura të zgjedhin meshkuj bukuroshë dhe të shëndetshëm që të sjellin në jetë fëmijë si baballarët.

Çdo detaj i fytyrës së mashkullit është një tregues i çmuar i gjendjes së tij shëndetësore dhe e pajtueshmërisë së çiftit. Por pavarësisht kësaj, studiuesit skocezë të universitetit “Aberdeen” kanë zbuluar se tani femrat nuk llogarisin vetëm tiparet fizike të mashkullit. Ato vlerësojnë si treguesit socialë ashtu edhe progresin e vendit ku mashkulli jeton. Kështu, në zonat më të varfra, lexohet në revistën “New Scientist” femrat preferojnë meshkujt simpatikë me fytyrë të lëmuar, ndërkohë që ata me tipare më femërore preferohen më shumë në vendet e pasura, shkruan.

Duke pasur parasysh këto të dhëna, psikologët janë përpjekur të zbulojnë atë që disa femra pëlqejnë te meshkujt pak të vrazhdë e autoritarë dhe tek ata më bukuroshë. Fakti që femrat gabojnë nuk është marrë seriozisht në konsideratë. Sipas studiuesve, femrat janë të afta të bëjnë llogari që për shkencëtarët janë të panjohura. Dhe në fakt, psikologët e universitetit “Aberdeen” kanë zbuluar se testosteroni përveçse ka shumë avantazhe, ka edhe kundërindikacione. Në tentativën e tyre për të llogaritur gjithçka, studiuesit skocezë kanë zbuluar se një përqindje e lartë e hormonit mashkullor te mashkulli shoqërohet me sjellje agresive dhe tendencë ndaj tradhtisë.

Ashtu si edhe në vendet e zhvilluara, ku kurat shëndetësore janë të nivelit të lartë, ia vlen të zgjedhësh një partner jo shumë bukurosh, por që është i gatshëm të krijojë një lidhje të shëndetshme dhe të ndihmojë në rritjen dhe edukimin e fëmijës. Studiuesit e universitetit “Aberdeen” kanë përfshirë në studimin e tyre 4500 femra nga 30 vende të ndryshme, por që të gjitha i përkisnin racës së bardhë dhe ishin heteroseksuale, duke përdorur një pyetësor i cili mund të gjendjet edhe në internet.

Çdo vullnetareje i kërkohej që të vlerësonte tërheqjen e saj për një sërë fytyrash mashkullore të ndryshuara me kompjuter. Fytyrat e prekura, ndaj të cilave femrat tregoheshin shumë të ndjeshme ishin të rrumbullakëta, kishin mjekër, ballin e madh, flokë të lëpirë pas koke, vetulla të holla dhe të larguara nga njëra-tjetra, sy të vegjël si bajame dhe buzë të trasha. Më pas rezultatet u krahasuan me treguesin e gjendjes shëndetësore të secilit vend të zgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Lidhja mes pasurisë dhe tërheqjes ishte krejtësisht e qartë.

“Mendojmë se kriteret e bukurisë janë arbitrare dhe individuale”, shpjegon psikologia Lisa De Bruine që drejton “Face research laboratory” në universitetin “Aberdeen”. “Megjithatë, studimi ynë tregon se preferencat janë të diktuara edhe nga stimujt mjedisorë, siç është për shembull niveli shëndetësor i popullsisë”.

Në vendet me sisteme shëndetësore më pak të dobishme (në studim janë marrë Brazili, Bullgaria, Meksika dhe Argjentina), nënat e ardhshme janë të prirura të tërhiqen nga një partner i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse nuk do të jetë një baba dhe shok perfekt. Aty ku pasuria dhe kushtet shoqërore janë të mira (Belgjikë, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe Austri), nënat e ardhshme do të zgjedhin partnerë me një nivel më të ulët testosteroni, që të jetë besnik, i sjellshëm dhe i gatshëm të kujdeset për fëmijët.



Ju sugjerojmë

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët
Life Style

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët

10 Maj, 2026 11:26 am
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme
Life Style

Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme

21 Prill, 2026 8:24 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 20 Prill, cilat janë shenjat me fat

20 Prill, 2026 10:07 am
Para
Raporti/ Thaçi: BE-ja ka dështuar ta trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë

Raporti/ Thaçi: BE-ja ka dështuar ta trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë

Godet Nard Ndoka: Goja “llap” , shpina “dap”, Ramës i kanë mbetur vetëm Erdogan dhe Vuçiç”

Godet Nard Ndoka: Goja “llap” , shpina “dap”, Ramës i kanë mbetur vetëm Erdogan dhe Vuçiç”

“Metamorfoza” e Donald Trump

VIDEO/ Këtë deklaratë të Presidentit Trump pro Kosovës nuk e keni dëgjuar asnjëherë
















TE FUNDIT

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
6 Qershor, 2026

Me thirrjen “ Çohun nga kafja”, ka nisur protesta e radhës kundër ndërtimit të resortit të Zvërnecit, në sheshin qendror...

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
6 Qershor, 2026

Një pankartë mjaft pikante dhe me mesazh të fortë politik ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës masive që po zhvillohet përpara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}